Shqipëria, vend çudirash! Furgoni pa shofer futet brenda marketit, çfarë kërkonte aty?

Një furgon është futur brenda një marketi në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte. Mësohet se automjeti, i cili për pak përfundoi brenda marketit, ishte pa shofer.

Abc bën me dije se për fat të mirë nuk ka patur të lënduar. Por si pasojë e incidentit, marketi në pronësi të Aqif Dautit ka pësuar dëme materiale.

Sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit.

Në vendngjarje kanë qenë të shumë njerëzit në kohën kur ndodhi ngjarja, pasi është një zonë me shuë lëvzijë në atë kohë që ka ndodhur ngjarja.

Nuk është hera e parë që dëgjojmë raste të tilla në Shqipëri, kur shoferët tregohen të pakujdesshëm me makinat e tyre dhe më pas ndodhin ato që ndodhin.

Sigurisht që janë veprime që bëhen pa qëllim të keq, por nxitimi gjithmonë të sjell telashe, ndaj duhet vepruar me kujdes dhe qetësi.