Shqiptari paralajmëron Milanin para ndeshjes së Championsit: Jam gati, do të jap gjithçka

Arijan Ademi, kapiteni i Dinamo Zagrebit, është shprehur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit me besim te plote.
“Vijme nga një fitore në kampionat dhe vijmë në Milano të vetëdijshëm për cilësitë e tyre: luajtëm shumë mirë kundër Chelseat.
Ne e dimë forcën e Milanit, por edhe tonën. Do të japim gjithçka”. Nesër do të jetë ndeshja juaj e 100-të në Champions League… “Shpresoj se do të ketë edhe mundësi të tjera. Jam gati, do të jap gjithçka”.
Nesër do të jetë ndeshja e 18-të për ju në 2 muaj: do të ketë lodhje? “Jo, nuk mendoj, sepse jemi mësuar. Lodhje nuk ka” Çfarë prisni nga rikthimi në San Siro dy vite pas ndeshjes ndaj Atalantës? “Atmosfera është e shkëlqyer, kam folur me shokët e mi.
Është një ambient shumë i mirë dhe shpresojmë që nesër të jetë një ndeshje e mirë”. A ka ndonjë ndryshim mes Dinamos së dy viteve më parë dhe asaj të sotme? “Gjërat kanë ndryshuar, por nuk ka shumë dallime”.
Për ditën e nesërme, me rastin e ndeshjes Milan-Dinamo Zagreb, në qytetin milanez pritet të mbërrijnë rreth 4000 persona, pjesë e organizatorëve mikpritës të quajtur “Blue Bad Boys”, raporton “Il Giorno”.





