“Siebert meriton notën 3! Për udhëtimin në Milano, për kthimin në shtëpi dhe sepse thjesht u vesh si arbitër…”

Daniel Siebert gjyqtari Milan-Chelsea dje dhe mëngjesin e sotëm mori nota mjaft të ulëta në tre gazetat sportive italiane: La Gazzetta dello Sport, e cila përcaktoi bilbilin e tij vendimtar me rastin e penalltisë së dhënë për anglezët, i dha 4, si dhe Corriere dello Sport. Vlerësuar 5, megjithatë, nga Tuttosport.
Duke folur për Sky pas disfatës së Milanit ndaj Chelseat, Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i kuqezinjve, tha për penalltinë që iu dha anglezëve nga arbitri gjerman Siebert:
“Nuk është penallti, por duhet thënë gjithashtu se ka pasur një naivitet të Tomorit. Po nuk është kurrë ashpërsi por kontakt brenda zone. Nuk eshte se shohim shume si keto penallti”.
I te njejtit mendim edhe Alessandro del Piero qe thote se “per mua kjo nuk duhet te jepet kurre penallti, sepse ne radhe te pare nuk ka terheqje nga fanella por eshte kontakt me duar ne sup”. Edhe Cambiasso ka te njejtin mendim: “Vendim i tepruar i arbitrit”.
Graziano Cesari sakaq eshte ai qe ka folur me ashper dhe i ka vendosur noten 3 arbitrit gjerman Siebert. Ish-arbitri është shprehur për Mediaset Infinity + pas Milan-Chelsea për Siebert: “Unë jap nje note 3 për arbitrin! Për udhëtimin ne Milano, për udhëtimin e kthimit dhe sepse thjesht u vesh si arbitër…”.



