Sindi Loci “sulmon” ashpër Borën dhe Donaldin: Dy lojtarët më të mëdhenj.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci, ka sulmuar keq Bora Zemanin dhe Donald Veshaj, teksa i ka dalë në krah Beatrix Ramosaj.

Sipas Sindit, Donaldi dhe Bora janë “lojtarët më të mëdhenj. Ajo është shprehur se gabimi i vetëm i Beatrixës ishte që u dashurua me pastërti dhe sinqeritet.

“Sa shpejt çirren fytyrat e vërteta të njerëzve! Po më vjen shumë çudi për ne si popull, sa të çuditshëm jemi! E bëtë gocën e shkretë horr përpara të gjithëve, vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve të mëdhenj. Ndërsa, dy të tjerët i nxorët shenjtorët e viktimat e shekullit. Sulmuat, cyberbullizuat, trajtuat si “djaj” atë dhe familjen e saj, për dy aktorët që ju pëlqyen aq shumë! A po ju pëlqejnë fytyrat e vërteta të aktorëve?! Hajde popull dele, shkoni prapë mbështesni këta që ju gënjejnë, njerëzit “fake” si brenda dhe jashtë, se gjithë jetën këtë keni bërë!”, ka shkruar Sindi.