Skandali financiar, media malazeze shkruan se i janë bllokuar xhirollogaritë ambasadorit Martin Berishaj

Për shkak të një borxhi, njoftohet se janë bllokuar xhirollogaritë e kompanisë së ambasadorit Martin Berishaj.

Siç njoftojnë

mediet malazeze, vlera e borxhit është mbi 30 mijë euro.

“Sot janë bllokuar llogaritë e kompanisë së Berishës në Mal të Zi për shkak të një borxhi prej 31,014 euro”, shkruan Press.co.me.

Mediet në Slloveni kanë raportuar se ambasadorit i Kosovë në
këtë vend dyshohet se është implikuar në një skandal financiar bashkë me
kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob.

Ambasadori
Berishaj dyshohet se e ka shpëlarë mbi 600 mijë euro përmes një kompanie që e
ka hapur në Mal të Zi, e quajtur “MB Consulting”.

Ai kishte
reaguar përmes një postimi në Facebook, ku kishte thënë se këto raportime janë
shpifje.

“Shpifjet nuk kalojnë! Pavarësisht nga fushata
parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterëve
kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur
me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit në fjalë, hap rrugë për fjalën
e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurt në drejtësi dhe
në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe
shpifjet bëhen normale”, kishte shkruar Berishaj në reagimin e tij.