Skënderbeu merr fitoren e parë për këtë sezon, korçarët i nderon një shkodran

Skenderbeu i Korçes ka marre nje fitore me shume vlere ne nje ndeshje shume te veshtire si ajo qe ka luajtur pasditen e sotme ne transferte ndaj Luzit. Djemte e drejtuar nga Migen Memelli kane fituar me rezultatin 2-1 dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi shkodran Belajdi Pusi qe ka shenuar golin me vlere trepikeshe.
Ndeshja ka patur shume momente interesante dhe kane qene futbollistet e Luzit ata qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Ferrajt ne minuten e 39-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e ndeshjes.
Ne te dyten Skenderbeu duke mos u pajtuar me disavantazhin, eshte hedhur ne sulm dhe fillimisht ka arritur te barazoje shifrat me ane te futbollistit Abubakar ne minuten e 56-te, por ai nuk do te mjaftohej me kaq.
Pas rritjes se presionit, do te vinte edhe goli i dyte dhe njekohesisht ai qe do te vuloste fitoren e korçareve. Protagonist dhe autor i shenimit te tij do te ishte Belajdi Pusi qe ne minuten e 65-te do te dergonte topin ne rrjete duke i dhene Skenderbeut tre pike me shume vlere.
Pusi ka qene per 90 minuta ne fushe ne kete takim, ashtu si dhe shkodrani tjeter, mbrojtesi Drtimit Beci, ndersa shkodrani i trete Uendi Vecaj nuk ka luajtur asnje minute ne kete takim.
Me fitoren e sotme Skenderbeu eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve dhe dalengadale fillon ngjitjen drejt vendeve te para te renditjes, gje qe e ka edhe edhe objektiv sepse deshiron rikthimin ne Superlige.
Ndërkohë në sfidat e tjera, Apolonia mposhti bindshëm me rezultatin 3-0, Lushnjën e Klodian Duros në derbin e Myzeqesë. Korabi bëri detyrën në shtëpi ndaj Turbinës, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Një fitore dramatike më përmbysje arriti edhe Tërbuni i Alcanit në transfertë ndaj Besëlidhjas. Edhe pse në fillimin e ndeshjes pukjanët e gjetën veten në avantazh të dyfishtë, arritën të përmbysnin duke fituar me rezultatin 2-3.
Vlen të theksohet se po ditën e sotme, në orën 12:30, u zhvilluar në Vlorë dueli mes Flamurtarit dhe Besës që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kuqezinjve.





