SKY SPORT | Dhimbje koke e pafund për Piolin! Infermieria mbushet plot në periudhën më të ngjeshur të sezonit

Disa lojtarë të Milan aktualisht janë duke u rikuperuar nga lëndimet, por vetëm disa prej tyre do të kthehen brenda dy javëve të ardhshme. Pavarësisht kësaj, ka ende lajme të keqija për trajnerin Stefano Pioli.
Gjatë ndeshjes kundër Empolit mbrëmë, listës së lëndimeve iu shtuan edhe Calabria, Kjaer dhe Saelemaekers. Kjo do të thotë se Milani tani ka nëntë lojtarë të padisponueshëm në një nga periudhat më të vështira të sezonit, duke pasur perballe Chelse, Juventus dhe serish Chelsea!
Sipas Sky Italia, Maignan do të jetë jashtë deri në ndeshjen kundër Monza ne San Siro. Theo Hernandez synon përballjen ndaj Juventusit, por të paktën do të rikthehet në ndeshjen e dytë kundër Chelseat ne Champions League.
Origi mund të rikthehet të mërkurën ose ndoshta në ndeshjen ndaj Juventusit, ndërsa Messias ndihet më mirë tashmë dhe mund të përfshihet edhe në ndeshjen e parë ne Stamford Bridge. Saelemaekers do te duhet te kthehet vetem ne vitin 2023 pasi demtimi i pesuar ka qene i rende.
Por, viti 2022 ka përfunduar edhe per Davide Calabria, i cili pësoi një dëmtim mjaft të rëndë në ndeshjen e djeshme dhe me Florenzin tashmë jashtë, është një goditje e madhe për Milanin qe do te kete ne ate krah vetem Sergino Dest dhe Kalulu ne rast nevoje.



