Sot është dita Botërore e të moshuarve. Respektojmë këta njerëz që janë “arkiva” e çmuar e shoqërisë tonë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenë.
Shënimi i parë i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, vit ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në viti 2002, në Madrid u miratua Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin.
Radiot, televizonet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.
Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe insitucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe kordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.
Diskutimet janë përqëndruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.





