Stërvitja e fundit në Milanello para nisjes për në Angli: 9 mungesa! Tre lojtarë nga Primavera bashkohen

Maignan, Theo Hernandez, Calabria, Kjaer, Messias, Bakayoko, Saelemaekers, Florenzi, Ibrahimovic. Këto janë mungesat ne stervitjen qe eshte duke u zhvilluar sot ne prag te ndeshjes së nesërme ndaj Chelseat.

Duhet mbajtur mend se Maignan, Bakayoko dhe Ibrahimovic nuk janë përfshirë në listën e Champions League gjithashtu. Stërvitja është duke u zhvilluar në Milanello përpara nisjes së Milanit për në Londër në funksion të ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Siç raporton MilanNews ndër të tjera, janë tre lojtarë të Primavera që stërviten me ekipin e parë momentalisht: qendërmbrojtësi/mbrojtësi i djathtë Andrei Coubis, mesfushori Antonio Gala dhe portieri Lapo Nava. Origi është stërvitur me grupin gjithashtu, ndaj është rikthyer.

Skuadra do te niset me pas per ne Londer teksa mbasdite do te dale perpara medieve trajneri Stefano Pioli per te folur dhe prezantuar kete perballje te kuqezinjve qe kane 4 pike ne grup pasi munden Dinamo Zagreb dhe barazuan 1-1 ndaj Red Bull Sazlburg ne Austri.

Nesër në mbrëmje kundër Chelsea-t, Sergino Dest, gjuajtja e fundit e merkatos verore të kuqezinjve, do të debutojë që në minutën e parë me fanellën e Milanit: në fakt do të jetë radha e tij të zëvendësojë të dëmtuarin Davide Calabria në të djathtë. Për mbrojtësin amerikan do të jetë paraqitja e pestë me Djallin, e para si titullar. La Gazzetta dello Sport e raportoi këtë mëngjes.