“Stimulues ai stadium, djemtë janë gati” Pioli te MilanTV mbi duelin Champions!

Rreth ores 17:00 Milani ka zbarkuar në aeroportin e Zagrebit, ku nesër mbrëma ne 21:00 ne stadiumin Maksimir djemtë e Piolit do të dalin në fushë ndaj Dinamos në ndeshjen e vlefshme për ditën e parafundit të grupit E të Champions League.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për Milan TV në prag të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit dhe ka shprehur mendimet e tij për ndeshjen e nesërme në Kroaci. Këto janë fjalët e trajnerit të kuqezinjve.

Për ambientin e Maksimir, stadiumi i Dinamo Zagreb: “Të luash në një ambient të ngrohtë është më motivuese dhe stimuluese se në situata të tjera: do t’i japë më shumë shtysë kundërshtarëve, por do të ketë edhe tifozë tanë.

Ne e dimë se për të kapërcyer disa sfida duhet të kesh atë karakter dhe atë mentalitet për të qëndruar të fokusuar në lojën tonë”. Për Dinamon: “Një ekip që mbrohet mirë dhe niset shumë mirë ne kundersulm. Ai ka një lojtar shumë të mirë si Petkovic që e ngrit ekipin dhe një lojtar tjetër si Orsic që është shumë i shpejtë.

Të qenit kompakt dhe i kthjellët në tranzicione negative dhe pozitive është e rëndësishme për nesër mbrëma”. Për formën e Milanit: “Po bëjmë mirë. Sigurisht që kemi disa mungesa nga te lenduarit, por jemi mirë mendërisht dhe fizikisht. Ne e dimë rëndësinë e lojës dhe e kemi përgatitur atë sa më mirë që mundemi”.