Stiv Frashëri mahnit Europën me super pritjen që bëri mbrëmë, zgjidhet një nga më të mirat (video)

Stivi Frashëri është përzgjedhur në mesin e katër portierëve që kanë bërë pritjet më të mira në xhiron e parë të fazës së grupeve nga faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në Twitter.
Portieri shqiptar ka bërë një pritje fantastike në pjesën e parë kundër Clujit të Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Frashëri priti në mënyrë mbresëlënëse një goditje nga distanca të një nga futbollistëve të ekipit rumun, duke ruajtur portën nga një goditje që mund të përfundonte në rrjetë.
Së bashku me Frashërin, në listën e katër pritjeve më të mira në rrethin e parë janë edhe ajo e portierit të FCSB, RFC e Fiorentinës.
🧤 Four great saves but which was best on Matchday 1?
1️⃣ Târnovanu, FCSB
2️⃣ Frashëri, Ballkani
3️⃣ Šteinbors, RFS
4️⃣ Gollini, Fiorentina
@UKEnterprise | #UECLsaves | #UECL pic.twitter.com/UNXyiI3qrY— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) September 9, 2022
Ballkani ka bërë një paraqitje të dinjitetshme mbrëmë ndaj Cluj në ndeshjen e parë historike për futbollin kosovar në garat evropiane. Djelmoshat e Ilir Dajës ishin fantastikë në çdo fazë, por që nuk patën fatin e duhur për të marrë 3 pikët.
Një nga ata që shkëlqeu në këtë takim ishte Lumbardh Dellova. Qendërmbrojtësi ishte i pakalueshëm në fazën defanzive, ndërsa nuk ndalej me pasime të sakta në secilën anë të fushës.





