Strakosha ruan portën e paprekur, Lazio nuk fal ndaj Sampit
Aktualitet
11 muaj më parë

Lazio ka fituar 2-0 me Sampdorian në shtëpi, në ndeshjen e Serie A. Lacialët treguan karakter, teksa shënuan në minutën e 41-të me Patric. Në të 60-tën, Alberto dyfishoi shifrat, duke i dhënë ekipit qetësinë e duhur dhe duke vendosur kështu takimin në shinat e duhura.
Titullar për ekipin e Sarrit ishte Strakosha, që bëri një paraqitje të mirë. Lazio është e pesta me 62 pikë, ndërsa Sampi është e 16-ta me 33 pikë.





