“StraLeao” dhe “Djalli dërgon Interin në Ferr” | Si u pasqyra derbi në mediat italiane. Ka edhe një prapaskenë mbi Gerry Cardinale

Milan siguroi një fitore shumë të rëndësishme në Derby della Madonnina kundër Interit mbrëmë, me dy gola nga Rafael Leao dhe një goditje të zgjuar nga Olivier Giroud brenda zone qe permbysen avantazhin fillestar te Interit. Natyrisht, kuqezinjtë u vlerësuan nga gazetat…
Të rinjtë e Stefano Piolit dominuan pjesë të mëdha të lojës dhe arritën të gjenin rrjetën tre herë. Edhe pse ata pësuan dy gola, ishte një paraqitje mbresëlënëse prej tyre dhe veçanërisht Leao tregoi cilësitë e tij më të mira dhe pati ate shkendije qe tifozet urojne ta kete gjithmone ne kembet e tij dhe ne mentalitet.
Gazzetta dello Sport ka shkruar në faqen e parë: “Super Leao. Derbi o Milanit, Interi shfryhet. Rafa shënon një dygolesh dhe një asist, Maignan bën mrekulli”.
Me pas, ka edhe nje prapaskene mbi takimin e Gerry Cardinales, pronarit te RedBird qe tashme komandon Milanin dhe ishte per here te pare ne San Siro, dhe Steven Zhang. “Çmenduri” tha Cardinale pas ndeshjes derbi te fituar 3-2.
Tuttosport u ndal gjithashtu te Leao: “Leao djallëzor, Interi në ferr. Portugezi (një dygolesh) dhe Giroud shkatërrues”. Tuttosport me pas vazhdon ne brendesi: “Nje Milan qe per 70 minuta ka komanduar dhe ka treguar se eshte nje nivel superior sot per sot. Interi ka ende shume probleme”.
Corriere Dello Sport u ndal edhe te Napoli: “Dy djaj. Leao dhe Kvara janë fenomenalë, duke çuar Milanin dhe Napolin në krye”. Nje pasqyre e te shtunes qe u luajt ku skuadra e Spallettit fitoi ne fushen e Lazios duke zhvilluar edhe nje superndeshje.



