Stresi tregon ëndrrën e tij të fëmijërisë: Doja të bëhesha njeriu më i besuar i Sali Berishës

Stresi ka treguar gjithmonë se është një simpatizant i flaktë i ish kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi, reperi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njeri prej tyre e ka pyetur për ëndrrën e tij të fëmijërisë.
Reperi tha se donte që të ishte personi më i besuar i Berishës, sikurse i ati, Sali Lushaj. “Cila është ëndrra jote e fëmijërisë?”, ishte pyetja që bëri ndjekësit.
“Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën. Isha i vogël në klasë të parë. “, tha Stresi për liderin demokrat.
Kur vjen puna te nëna e tij, Stresi nuk është një “bad boy” dhe ka treguar shpeshherë dobësinë që ka për njeriun më të shtrenjtë të jetës së tij.
Ai nuk kursen asnjëherë që t’ja shprehë dashurinë publikisht. Së fundmi, ai ka ndarë një video të së ëmës, krahas së cilës ka shkruar fjalë emocionuese.
“Sa krenar jam që të kam nëna ime. Nuk di a do mund të jetoja pa ty. Çdo gjë është e sigurt se ka një fund, por dashuria e nënës nuk ka kufi.”, ka shkruar ai krahas videos.







