Talenti i Hoffenheim gati të lërë Gjermaninë dhe t’i thotë “po” Shqipërisë, nëse FSHF nuk vonon

Fisnik Asllani është një sulmues mjaft i talentuar, 20-vjeçari është lindur dhe formuar si lojtar në Gjermani por cdo verë vjen në Shqipëri dhe Kosovë për të kaluar pushimet pasi është mjaft i lidhur me vendin e tij.

Asllani hapat e parë në karrierë i ka hedhur tek Union Berli, ku më pas ra në syt e Hoffenheim ku pasi shkëlqeu me klubin e dytë këtë sezon i besuan kontratë profesioniste me ekipin e parë të Bundesligës.

Hoffenheim firmosi me djaloshin shqiptar një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2026 pasi klubi beson shum te potenciali i djaloshit të ri.

I pyetur nga ne nëse do ishte gati të pranonte të luante për Shqipërinë, 20-vjecari tregon: Unë jam shum i lidhur me Shqipërinë. Unë kam qenë në seleksionimet e kombëtares U17 të Shqipëris por që atëherë askush nga FSHF nuk më ka kontaktuar më.

Më pas iu bashkova Kosovës U17 me të cilët zhvillova 5 ndeshje dhe shënova 1 gol, më pas Iu bashkova Gjermanisë U18 dhe tashmë Kombëtares U20

Nëse Shqipëria më dëshiron,jam i gatshëm të bisedoj. Unë asnjëher s’i kam refuzuar”, përfundon 20 vjecari i cili sëbashku me Brojën mund të formoj dyshen e sulmit të kombëtares për më shum se një dekadë. /Burimi: Fansat e Futbollit Shqiptar