Tashmë zyrtare! Gruaja e Ledri Vulës në emisionin më të ri në Top Channel

Sara Hoxha është një nga influenceret më të ndjekura në rrjetet sociale, edhe për shkak të lidhjes me Ledri Vulën dhe familjes që ata po ndërtojnë bashkë me vajzën, Poem, ndërsa jo pak herë Sara është lidhur edhe me televizionin, duke zbuluar që ka projekte për të ardhmen.
E në fakt, që në momentin kur pak javë më parë Hoxha u shpreh se “ka një projekt në Top Channel por jo në Big Brother” menjëherë u përfol se mund të bëhej fjalë për “Dancing With The Stars”, spektakël që i rikthehet ekranit këtë sezon.
Sot, nga faqja zyrtare e DWS është konfirmuar se do të jetë pikërisht Sara konkurentja e dytë zyrtare e programit të kërcimit.
“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj”- shkruhet në video-n prezantuese të influenceres, që mesa duket përvec gjithë aftësive të tjera, do të na tregojë edhe talentin në kërcim.
Kujtojmë që dje u konfirmua edhe konkurenti i parë zyrtar i spektaklit, Alban Nimani, vokalist i grupit “Asgjë Sikur Dielli”.
Kujtojmë se “Dancing With The Stars” pritet të fillojë në javën e parë të tetorit dhe do na shoqërojë për të paktën 3 muaj rresht në ekranin e Top Channel, më parë transmetohej në Vizion +.







