Taulant Balla i bashkohet ekipit në dhomën e zhveshjes dhe Berisha poston në facebook, vijnë urimet e para nga politika për Tiranën
Aktualitet
11 muaj më parë

Tirana ka fituar titullin e 26-të kampion, pasi mposhti Partizanin në derbi me rezultatin 2-1, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.
Në stadium ishte i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili në përfundim të ndeshjes iu bashkua festës së ekipit të Tiranës në dhomën e zhveshjes. “Përgëzime Tiranës për shpalljen kampione e Shqipërisë në Elbasan”, shkruan Balla krah fotos.
Urim për titullin e Tiranës ka bërë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se ekipi i tiranës i ndezi zemrat e kryeqytetit.
“Tirana Kampion! Sot ekipi i futbollit i Tiranës është Kampion i Shqipërisë për herë të 26-të! Urime ekipit dhe tifozëve bardheblu! I ndezët zemrat e kryeqytetit”, shkruan Berisha.





