“Të ishte për mua askush nuk shitej, por futbolli sot…” Maldini flet me zemër të hapur. “Merkato e ardhshme…”

“Çdo vit ne duhet të përmirësohemi. Kur fiton Scudetton, duhet të përpiqesh të konfirmosh veten dhe të bësh më mirë në Liga e Kampionëve, ecim përpara në Kupën e Italisë, ne edhe Superkupën e Italisë. Vitin e kaluar kishim një grup të vështirë në Champions, këtë vit jemi të ndara dhe kemi një grup më të përballueshëm”.
Paolo Maldini ka ide te qarta dhe e thote sigurisht duke mos genjyer tifozet kuqezi. Ai ndalet edhe te negociatat per te arritur te Charles de Ketelaere qe u ble per 35 mln euro. “Shtypi filloi të fliste për De Ketelaere para se të mendonim për të, por ne e njohim prej vitesh.
Negociatat zgjatën një muaj, por kur keni kufizime buxhetore dihet qe nuk mundesh te besh gjithcka dhe pernjehere. Nuk shkon përtej mundësive tuaja. Kohëzgjatja e negociatave erdhi duke balancuar atë që mund të shpenzonim me atë që duhej të ruanim”.
Për lojtarët e patransferueshëm: “Për mua, të gjithë do të ishin të patransferueshëm, pra jo ne merkato! Po, kur vijnë oferta të caktuara, besoj se nuk ka asnjë lojtar të patransferueshëm dhe kete e ka mesuar historia”.
Ardhja e Redbird: “Ka një ide të vazhdimësisë. Janë dy prona amerikane, me dy vizione nga këndvështrime shumë të ngjashme. Cardinale arrin në një situatë më të mirë se ajo e Elliott dhe ai dëshiron të ëndërrojë dhe ka gjetur njerëzit e duhur për ta bërë: edhe ne duam të ëndërrojmë për të arritur në majë”.
“Merkato? Sa me shume fiton, aq me shume shpenzon. Ka funksionuar keshtu dhe vazhdon te jete keshtu. Besoj se vitin tjeter do te kemi me shume mundesi ekonomike per te shpenzuar pasi tashme behen 2 vite ne Champions League”.
Për Ibrahimovic: “Zlatan do të kthehet në dhjetor ose janar dhe do të jetë një lojtar i rëndësishëm. Sot e kemi atë, Origin dhe Rebic jashtë, por ne kemi ende një skuadër konkurruese. Zlatan po vd*es për t’u rikthyer në fushë.”



