Të mbledhur para pallatit mbretëror, ja si e pritën qytetarët britanikë ndarjen nga jeta të Mbretëreshë Elisabeth II

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth, ka lënduar zemrat e britanikëve, por jo vetëm. Fytyra të përlotura u shfaqën jashtë dyerve të Pallatit Buckingham, ndërkohë që lajmi për humbjen e jetës së Mbretëreshës Elizabeth II u përhap.
Përgjatë rrugës që çon në portat e Pallatit, shihen njerëz që qajnë e përloten pas lajmit të hidhur. “God Save the Queen” po këndohet në turmën e mbledhur përballë pallatit.
Mbretëresha Elisabeth II u shua në moshën 96-vjeçare Monarkja britanike ndërroi jetë në Kalanë Balmor në Skoci ku ishte shpërngulur pas problemeve shëndetësore.
Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II, Mbreti i ri i Britanisë, Charles, ka reaguar përmes një deklarate të bërë publike nga Familja Mbretërore.
“Largimi nga jeta e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne vajtojmë thellësisht largimin nga jeta të një sovrani të dashur dhe një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonëealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën.
Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht.”, thuhet në deklaratë.





