Të trashëgohesh Baftjar!

Një shqiptar mund të lërë pas vendin e tij, por asnjëherë zakonet e gdhendura fort në sjelljen e përditshme dhe kjo është krejt në rregull.

Ajo që mrekullon në lidhje me kulturat e ndryshme të popujve është sesi disa sjellje të një populli, i duken çudi një tjetri, dhe jo gjithmonë me një konotacion negativ.

Të huajt që vizitojnë Shqipërinë dhe jetojnë për aq kohë mjaftueshëm sa për të vënë re zakonet tona, shprehin shpesh habi mbi disa sjellje tonat, të drejta ose jo, por që tregojnë shumë mbi mentalitetin dhe grintën që na vlon në deje.

Të trashëgohesh Baftjar!

Hedhja e dhëndrit përpjetë, si në foto që është humoristike, apo dhe hedhja e parave përtokë nëpër dasma. Në këtë pikë kanë të drejtë të çuditen.

Të huajt gjykojnë se hedhja e parave në tokë, të cilësdo monedhë qofshin ato, tregon mungesë respekti për punën e bërë për t’i fituar, por pak prej tyre e njohin ndjesinë e të rënit në sy të fisit, tezeve dhe hallave, minimalisht një herë në vit. Kur të jepet mundësia, pse mos ta shfrytëzojmë?

Ka edhe shumë tradita të tjera, disa prej të cilave u ka humbur origjina dhe arsyeja se përse bëhen, megjithatë vazhdojnë të përsëriten. Nëse doni mund të na tregoni edhe ju disa tradita të tjera të cilat janë tipike të kulturës sonë të dasmave.