Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh bie në Vlorë, fituesi merr mbi 14.4 milionë lekë

Nuk dinë të ndalen milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme, Telebingo ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra fitues në të gjitha qytetet e vendit, duke filluar me lojën telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Ruletës së fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, etj. Ndërkohë që pjesë e këtij shorteu janë bërë edhe fituesit e çmimeve të mëdha të dala nga Shorteu Special i “1 Majit”, të cilët kanë marrë çmimet e fituara.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve dje ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”. Mbi 5.4 milionë lekë (të vjetra) janë fituar dje në këtë lojë, nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës “1 Maj”, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të siguruar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në ruletën e fatit, dje Shyqyriu ka siguruar 42,000 lekë, Manushaqe 36,000 lekë, Fiqirete 40,000 lekë, Rikardi 40,000 lekë, Ervisi 105,000 lekë, Ritvani 36,000 lekë, Bule 44,000 lekë, Dorjani 50,000 lekë, Fredinati 38,000 lekë, si dhe Teodori 103,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish në në shorteun e datës 15 maj.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike zotin Bib në kryeqytet. Me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 100,000 lekësh.
Pavlini në Shkodër ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina apo “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ai ka fituar shumën prej 80,000 lekësh. Ndërsa Adi në Elbasan ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 60,000 lekësh. Një tjetër fituese, kësaj here bëhet fjalë për Lutfien në qytetin e Lushnjes i është bashkuar lojës me çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 85,000 lekësh.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Ervehenë në Elbasan, e cila ka siguruar nga loja telefonike shumën prej, 90,000 lekësh. Në vijim Elsoni në Lushnje ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Loja telefonike është ndalur më tej në qytetin e Beratit, ku Manushaqja ka vijuar të luajë me zarfet, duke siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Ndonëse makina dhe “Rroga Telebingo” nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë sërish në lojë të dielën e datës 15 maj së bashku me shumë çmime të tjera.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,449,800 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Vlorë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 10584 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 80 lekësh. Fatlumë janë edhe 98 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 5,585 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur në studio janë paraqitur katër fituesit e “Rrogës Telebingo” të përzgjedhur në Shorteun Special të “1 Majit”, që kanë lidhur kontratën, nëpërmjet të cilës do të marrin për një vit rresht çdo muaj shumën prej 50,000 lekësh. Emocione të veçanta ka sjellë edhe fituesja e çmimit të madh të këtij shorteu special, Hava Bodli, e cila ka marrë çekun me mbi 32 milionë lekë (të vjetra) të fituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.





