Teuta dhe Vllaznia bëjnë paqe në “Niko Dovana”

Teuta-Vllaznia ka përfunduar në barazim 0-0 dhe durrsakët kanë lënë për momentin vendin e parafundit në klasifikim, në pritje të sfidës Laçi-Kukësi.

Ndeshja ishte njejte per te dy ekipet, por me pak raste shënimi. Në pjesën e parë skuadrat u përpoqën më shumë dhe Herald Marku ishte ai që tentoi më parë.

Durrsakët u kundërpërgjigjën me Emiljano Vilën dhe Rubin Hebaj. Nga distanca për shkodranët provoi edhe Esin Hakaj, por u ndal nga Qirko.

Pjesa e dytë ishte më e vakët. Në fund u munduan të dyja ekipet të fitonin, por nuk kishte raste të mira shënimi, veç një tentative të të riut Kapllani.

Erzeni bie në Ballsh, aty ku pësoi golin dhe humbjen e parë në Superiore në javën e gjashtë të kampionatit. Bylisi festoi me rezultatin 4-1 dhe ngjitet për momentin në vendin e dytë.

Skuadra mallakstriote e zhbllokoi ndeshjen që në minutat e para, kur Xhonathan Lajthia ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Më pas për Bylisin shënoi edhe Luis Kaçorri dhe pjesa e parë u mbyll 2-0.

Vendasit e nisën mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar edhe goli e tretë me anë të Anthony Beji. Erzeni reagoi dhe me një goditje me kokë braziliani Enck ndëshkoi Bylisin.

Gjithsesi në fund pati edhe një tjetër gol, nga Souza, i cili vulosi pokerin për ballshiotët që i kanë bërë një nisje të mirë kampionatit.