THE ATHLETIC | Prapaskena “Dest”. Si e gënjeu Barcelona, dështimi i kalimit te United dhe futja e Maldinit ditën e fundit!

Portali i njohur anglez The Athleticse ka publikuar nje prapaskene se si Dest përjetoi një pjesë të fundit të stuhishme të merkatos, duke kujtuar fjalët e tij pas bashkimit me kuqezinjtë në ditën e fundit të transferimit.
“Gjithçka në fakt ndodhi shumë shpejt, brenda një dite. Më duhej të merrja një vendim shumë shpejt, të ndryshoja jetën time, të shkoja në një klub tjetër, në një vend tjetër, në një kulturë tjetër”, tha Dest për Milan TV.
“Ky është një klub për të cilin doja të luaja kur isha më i ri, ky është një hap i mirë për mua, një shans i mirë për të luajtur sërish, jam shumë i lumtur dhe i nderuar që luaj për këtë klub.”
Raporti përmend se lëvizja nuk ishte ajo që Desti priste në fillim të verës, por ‘të gjithë ishin të kënaqur me mënyrën se si funksionoi’ pasi u përfundua me sukses transferimi. Në fillim të parasezonit ai supozoi se do të qëndronte në Nou Camp, me drejtorin e futbollit, Mateu Alemany, i cili madje siguroi ndërkombëtarin amerikan dhe agjentet e tij se ata e shihnin atë si një anëtar të rëndësishëm të skuadrës për të ardhmen.
Madje kishte një ndjenjë se Desti mund të rinovonte së shpejti kontratën e tij, me lojtarin që tha gjatë një turneu në SHBA: “Jam i lumtur në këtë klub dhe patjetër do të qëndroj këtu”.
Megjithatë, Xavi e identifikoi Cesar Azpilicueta-n si mbrojtësin e djathtë që donte për sezonin e ri, por Dest nuk ishte i shqetësuar se do të dërgohej ne merkato, pavarësisht spekulimeve në mediat spanjolle që sugjeronin se ai mund të shitet për fitim.
Kur skuadra u kthye nga turneu i tyre në SHBA, situata ndryshoi pasi bordi i Barcelonës kishte ende nevojë për të mbledhur para nga transferimet. Agjenti i Destit filloi të shikonte destinacionet e mundshme dhe një ribashkim me Erik ten Hang në Manchester United ‘ishte një mundësi’.
Megjithatë, drejtori i futbollit të United, John Murtough e bllokoi lëvizjen pasi ai preferonte Aaron Wan Bissaka dhe dëshironte të mbështeste ndërkombëtarin anglez. Villarreal u bë një destinacion i mundshëm dhe u diskutua një marrëveshje që përfshinte Juan Foyth të shkonte në anën tjetër, por Foyth e lëndoi gjurin e tij më 28 gusht dhe megjithëse një marrëveshje huazimi iu ofrua Barça donte ta shiste.
Borussia Dortmund doli përpara dhe u konsiderua një shkëmbim me Thomas Meunier, por më pas Milani u fut vonë në kontakte kur mbrojtësi i djathtë Alessandro Florenzi u lëndua. Drejtori teknik Paolo Maldini kishte parë nga afër zhvillimin e Destit me kalimin e kohës dhe vendosi të pajtohej me një marrëveshje huazimi gjatë sezonit, e cila përfshin një opsion për të blerë 20 milionë euro.
Tani, i takon Destit të dëshmojë se Barcelona dhe United e kanë gabim, si dhe të shënojë një vend fillestar në ekipin kombëtar të SHBA-së përpara Kupës së Botës në Katar më vonë këtë vit!



