Theo: “Punojmë shumë për një objektiv! Gol kundër Atalantës? Isha i rraskapitur”

Nesër mbrëma Milani do të dalë në fushë kundër Hellas Veronës me trajnerin e ti Salvatore Bocchetti, per te kërkuar 3 pikë të tjera sezonale për të vazhduar garën ndaj Napolit, i cili udhëton me 100 km ne ore dhe duket i pandalshem.
Salvatore Bocchetti, trajneri i Veronës, është shprehur kështu në konferencën për shtyp për ndeshjen kundër Milanit: “Është shumë e vështirë, po flasim për një nga pretendentët për titull.
Por ishte e rëndësishme të përcillja entuziazëm dhe qetësi te djemte, ndoshta duke treguar gjëra që po harronin. Të dielën do të duhet të japim gjithçka dhe të rikuperojmë shpirtin që na ka dalluar ndër vite”.
Duke folur ekskluzivisht në mikrofonat e kanaleve zyrtare të klubit kuqezi, Theo Hernandez ka vendosur objektivat sezonale të skuadrës së trajnerit Stefano Pioli.
Mbrojtësi francez ka komentuar edhe golin e bukur në finalen e sezonit të kaluar ndaj Atalantës, i cili ishte vendimtar për fitimin e Scudettos.
“Po punojmë mirë: kemi një ekip të jashtëzakonshëm dhe një grup të bashkuar. Po bëjmë gjërat e duhura, kampionati sapo ka filluar dhe duhet të vazhdojmë kështu.
Ne po punojmë shumë për të ecur mirë në garën tjetër. Goli ndaj Atalantës? Ishte një gol dhe një gjë e mirë. Isha i rraskapitur, por i lumtur.
Tifozët ishin të emocionuar. Jeta jashtë fushës? Unë jam një djalë i qetë, jam me familjen dhe fëmijën tim, më pëlqen të bëj blerjet në qendër, por ajo që më pëlqen më shumë është të jem me familjen time”.



