Thiago Silva: “I lumtur për Scudetton e Milanit, shpresoj që ky vit të përfundojë në të njëjtën mënyrë. Por të martën …”

Thiago Silva, ish-mbrojtësi i Milanit dhe aktualisht nder pikat e forta te Chelsea, foli për MilanNews.it pas ndeshjes se fituar ne Stamford Bridge: “Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme. Është normale kur njëra skuadër luan mirë që tjetra vuan pak…
Por, nëse Milani do të kishte shënuar ne fund te pjeses se parë gjërat do të kishin ndryshuar shume. Unë gjithmonë u them shokeve të mi te ekipit: në një ndeshje ka shumë ndeshje dhe ishte e rëndësishme të mos e pranonim atë gol.
Pjesën e dytë ne bëmë mirë dhe Milani ishte paksa telashe, por e marta do të jetë një ndeshje tjetër”, u shpreh braziliani qe ka luajtur disa vite te Milani perpara se te shitej te PSG bashke me Ibrahimovic ne veren e vitit kur Berlusconi vendosi te mbyllte rubinetin…
Çfarë mendoni për Kalulu dhe Tomori? “Nuk më pëlqen të bëj krahasime, të gjithë kanë cilësitë e tyre. Të dy luajnë mirë, Tomorin e njoh pak më shumë sepse ai ishte te Chelsea kur erdha këtu;
Jam i lumtur për Scudetton e fituar nga Milani vitin e kaluar: shpresoj që këtë vit mund të jetë i njëjti si vjet per kuqezinjte dhe te konfirmohen ne Serie A si kampione. Vetëm se – duhet te jem i sinqerte- shpresoj të fitoj të martën ne San Siro, aty ku do te kthehem si kundershtar”.



