“Ti je frikacak Sali Berisha, pse e fale Lulin. Nuk je burrë”, Balla i kujton sa para morën nga rusët

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha, për financimet ruse në PD në seancën parlamentare.

Ndërkohë që Berisha u hodhi në sy socialistëve se morën në mbrojtje Bashën. Ai tha se ish-kryetari i Partisë Demokratike është njeriu i tyre i besuar.

Balla i kujtoi kryedemokratit se ishte PS ajo që kallëzoi penalisht ish-kryetarin e PD në prokurori, por dosja u mbyll nga një prokuror i cili sot është jashtë sistemit nga vettingu.

Ai ftoi Berishën që nëse ka prova të reja le ta çojë sërish në prokurori Lulzim Bashën. Balla mendon se Saliu është personi që po e mbron.

“Luli është i joti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Ti e vendose në krye të Partisë tënde dhe e hoqe nga aty.

“Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”, tha Balla duke ia hedhur në sy doktorit.