Tifozët e Chelsea-s zgjedhin 11-shen e tyre më të mirë, a bën pjesë edhe Broja aty? (foto)

Pas një disfatë të papritur në Zagreb ndaj Dinamos në premierën e Champions League që solli edhe shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel, Chelsea duhet të reagojë me patjetër në ndeshjen e dytë europiane ndaj Salzburg.

Në këtë sfidë, do të debutojë në krye të “Bluve të Londrës” edhe tekniku Graham Potter i cili ka për detyrë të “shkundë” ekipin nga një start i dobët i sezonit të ri.

Por, duke qenë ende në njohje të futbollistëve të tij, fansat e Chelseat kanë menduar t’i japin një ide Potter për 11-tëshen që do të duhet të startojë ndaj Leipzig.

Ajo që bie në sy është mungesa e Armando Brojës, vendi i të cilit është zënë nga Aubameyang me gabonezin që preferohet në sulm së bashku me Sterling dhe Pulisic.

Tifozët e Chelsea-s zgjedhin 11-shen e tyre më të mirë, a bën pjesë edhe Broja aty? (foto)

Gjithsesi, vendimi në fund i takon trajnerit Potter dhe nëse drejtuesit e Chelseat zgjodhën pikërisht 47-vjeçarin, ishte edhe për besimin që ky i fundit duhet të tregojë ndaj të rinjve premtues si Broja, teksa Tuchel ishte duke ndjekur një tjetër strategji.

“Kanë kaluar vetëm 7 ditë por sinqerisht mua më duken si 7 muaj”. Fjalia hapëse e Graham Potter në konferencën e parë për shtyp përpara një ndeshjeje është një deklaratë e vogël dashurie për Chelsean.