Tifozët e Romës në delir, festë e brohorima në avionin drejt Tiranës
Aktualitet
10 muaj më parë

Tifozët e Romës kanë “ndezur” avionin me të cilin po mbërrinin në Rinas për të parë finalen e “Conference League”.
Shumë avionë u nisën ditën e sotme nga Italia, për të mbërritur në kryeqytetin shqiptar, ku në një prej tyre, tifozët kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në bordin e avionit me brohorimat dhe thirrjet për fitore të skuadrës së tyre të zemrës.
Me mijëra tifozë të Romës dhe të Feyenoord kanë mbushur rrugët e Tiranës, për të shijuar finalen e “Conference Leagu” që luhet sot në orën 21.00, në stadiumin “Air Albania”.





