Tifozët e Romës pushtojnë liqenin

Në rrugë ajrore detare dhe tokësore, janë të shumtë edhe tifozët e Romës në kryeqytet. Kanë pritur shumë që skuadra e tyre e zemrës të jetë në një finale ndërkombëtare dhe sigurisht, shpresojnë të kthehen në atdhe me trofe
“Jemi optimistë. Kemi një trajner të mirë që do të vendosë në fushë skuadrën më të mirë të mundshme. Por gjithnjë, futbolli është i paparashikueshëm”
Janë disi fatlumë që zona e tyre e përqëndrimit është në kodrat e liqenit dhe nuk po e vuajnë të nxehtin e Tiranës.
“Është i nxehtë emocional. Është pasioni për këtë skuadër që ka sjellë në Shqipëri edhe njerëz pa biletë për t’i qëndruar afër skuadrës”
Ka edhe tifozë shqiptarë mes tyre, madje kanë ardhur nga Maqedonia. Janë bërë tifozë të Romës prej Francesco Tottit.
Pritet që numri i tyre të shtohet në orët në vazhdim deri pak para ndeshjes.





