Tifozët e Tiranës shpalosin banderolën gjigante, mesazhi ishte super fantastik (foto)

Tirana është mundur me shifrat minimale 0-1 në Elbasan Arena, ndaj surprizuesve të Erzenit. Tifozët e Tiranës veç mbështetjes për skandrën e zemrës kanë dhënë dhe një mesazh për ngjarjen e 32-vjeçarit Leart Kurti.

Tifozët kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Jeta e njeriut më e shtrenjtë se uniforma e një bãstãrdĩ”. Një mesazh që s’ka nevojë për fjalë.

Tifozët e Tiranës shpalosin banderolën gjigante, mesazhi ishte super fantastik (foto)

“Ne mund ta kalonim ndeshjen në avantazh por situata të tilla kur një ekip rri mbrapa krijon vështirësi. Ne kemi pasur shumë mungesa, pasi lojtarët e munguar na krijuan vështirësi dhe menduam që të vendoseshim kështu. Është e vështirë pasi skuadrat që mbrohen kështu nuk ia del dot, ne u munduam.

Nuk delegoj faje, dhe kur nuk delegoj faje nuk bëj kënd fajtor. Kjo është situata, unë do jem korrekt dhe ndaj shikuesve pasi kjo është situata dhe duhet të pranojmë faktet. Sot mund të bënim më mirë por kjo është loja kur pëson me të tilla ekipe është e vështirë të shënosh.

Ne u munduam në të gjitha mënyrat si nga krahët dhe si nga kroset por nuk u arrit finalizimi, pasi sot kishim mungesa. Xhixha nuk u shfaq shumë para porte por kemi mundësi për të bërë më mirë, dhe do ta bëjm pasi sot kishim mungesa dhe ne ishim me dy lojtarë defensivë në mesfushë. Të të mungojnë dy lojtarë është shumë për mesin e fushës. Nuk duhet të bëhemi nevrik dhe të jemi më të qetë në fushë pasi dhe ndëshkohesh, sepse nuk i vlerësojmë siç duhet disa situata.

Duke pasur parasysh që ishin mbyllur shumë dhe ne nuk ishim shumë të qetë, pasi ne nuk e filluam ndeshjen ashtu siç duhet por u krijua një distancë e madhe që nuk duhet të ndodhte. Këtë moment ne bëm ndryshime duke futur, Deliun dhe Patrick por e tepruam me mbajtjen e topit pasi në disa raste nuk duhej”, tha Orges Shehi pas ndeshjes dje.