Tifozi i vogël i flet shqip: O Broja, o Broja, hajde! Afrohet futbollisti tjetër i Chelsea-s (video)

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Stamford Bridge” u luajt ndeshja mes Chelsea dhe Milan e vlefshme për Champions League.

Blutë e Londrës arritën të fitojnë me rezultatin 3-0 falë golit të Fofana në minutën e 24′, Aubameyang në minutën e 56′ dhe James në minutën e 61′.

Por kjo ndeshje mblodhi në stadium edhe shumë shqiptarë, tifozë të Milanit por edhe Armando Brojës i cili mban veshur fanellën e Chelsea.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Chelsea në Instagram një fêmijë dëgjohet teksa thërret Brojën për ta përshëndetur.

O Broja, Broja, hajde… thotë fëmija. Por në vend të Brojës, shkon lojtari tjetër i bluve që ndodhej aty, Ben Chilëell shkon dhe e përshëndet.SHIH VIDEON

Në “Stamford Bridge” mbrëmë kishte shumë tifozë shqiptarë që mbanin me vete dhe flamurin kuqezi, pasi kur luan një ekip si Milani, nuk mungojnë asnjëherë tifozët shqiptarë.