Tirana “mburret” me Xhixhën dhe Kallakun, rekord shpejtësie në fushë ndaj Partizanit (foto)

Tirana arriti që të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Partizanit në derbin e Superiores. Të dy golat erdhën nga ana e Redon Xhixhës, që tregoi fare mirë klasin e tij në këtë takim.

Ndërkohë faqja e bardhebluve ka treguar disa statistika interesante. Në golin e parë, Xhixha ka përshkruar 43 metra në 5.1 sekonda, ndërsa në të dytin ka përshkruar 65.2 metra në 8.1 sekonda.

Rekordin e shpejtësisë në këtë takim e mban Sherif Kallaku që ka vrapuar me 33.7 kilometra në orë, duke bërë 24.2 metra në 2.9 sekonda.

Tirana "mburret" me Xhixhën dhe Kallakun, rekord shpejtësie në fushë ndaj Partizanit (foto)

Tirana e nisi këtë sezon të ri me disa luhatje të vogla në rezultate. E pritshme, te bardheblutë kanë bërë jo pak ndryshime nga viti që u shpallën kampion. Megjithatë kjo skuadër ka arritur që të mbajë të njëjtin ritëm.

Si për rastësi të fatit, edhe në sezonin e shkuar, derbi me Partizanin ishte në javën e gjashtë. Asokohe Tirana do ta fitonte sërish derbin dhe do të grumbullonte 14 pikë pas 6 javësh, ndërsa tani ka vetëm 3 pikë më pak, 11 të tilla.

Diferenca është e madhe mes lojtarëve kryesorë. Atëherë Taulant Seferi kishte gjetur vetëm dy gola në gjashtë javë, ndërsa Redon Xhixha “i lë targën” dhe numëron 7 gola të shënuara në 6 javët e para.