Tirana ndan lajmin e bukur, dy bardheblutë ftohen nga Shqipëria dhe Kosova

2 lojtarë nga ekipi kampion kanë marrë ftesën nga përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja shqiptare e U-21. Visar Bekaj do të jetë pjesë e Kosovës për dy takimet me Irlandën e Veriut dhe Qipron. Ndërkoh Aldi Gjumsi do të jetë pjesë e Kombëtares U-20 për takimet me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë.

Paraqitjet e mira në ekipin e parë dhe forma e mirë që po kalojnë dy lojtarët te ekipi i Tiranës kanë bërë që të vijnë dhe ftesat për mesfushorin 20 vjeçar dhe shtatlartin e katërkëndëshit të bardhebluve.

Tirana ndan lajmin e bukur, dy bardheblutë ftohen nga Shqipëria dhe Kosova

Kombëtarja shqiptare nis nga e diela përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit (më 24 shtator) dhe ndaj Islandës (më 27 shtator), që janë edhe dy sfidat e fundit të grupit në Ligën B.

Përfaqësuesja kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për sfidat vendimtare të shtatorit dhe do të stërvitet në qytetin bregdetar deri të premten, kur do të udhëtojë drejt Izraelit për ndeshjen e parë zyrtare.

Shqipëria sfidon Izraelin në transfertë me ndeshjen që luhet të shtunën në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, duke nisur nga ora 20:45. Pas kthimit më datë 25 shtator skuadra nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja do të vijojë përgatitjet për sfidën e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ndaj Islandës që luhet më 27 shtator në “Air Albania”, që nis në ora 20:45.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto 3 ndeshje. Të gjitha oraret e programit janë të përcaktuara sipas orës lokale shqiptare, por edhe asaj të Izraelit, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.