Tiranë: I riu hidhet nga kati i katërt i banesës, ndërron jetë në vend

Një 35-vjeçar me iniciale A.A është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës në rrugën “Mikel Maruli”. I riu ka ndërruar menjëherë jetën.
Nuk e dihen ende shkaqet që e shtynë të riun që të ndërmerrte këtë akt. Raste të tilla kemi pasur shumë këtë vit, depresioni thuhet si shkaku kryesor
“Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimine shkurtër të policisë.
Muajt e fundit janë shtuar shumë rastet kur shumë persona zgjedhin këtë mënyrë për t’i dhënë fund jetës së tyre dhe është kaq e trishtë sa nuk ka më.
Shkaqe kryesore janë depresioni dhe stresi që kryesisht vijnë për motive ekonomike. Zakonisht njerëzit që marrin këto veprime janë të shtresave të ulta dhe me probleme të mëdha ekonomike.





