Tjetër autobus i aksidentuar në Tiranë, xhami i parë është shkatërruar plotësisht (FOTO)

Një tjetër autobus urbani në kryeqytet është përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të hëne. Bëhet fjalë për autobusin e linjës Qyteti Studenti, i cili është përplasur me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, xhami i parë i autobusit është shkatërruar në anën e djathtë.

Xhamat shihen dhe në pjesën e stacionit ku është përplasur autobusi. Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Kujtojmë se ky aksident është i dytë brenda pak kohësh në radhët e linjave të urbanëve, ku vetëm 4 ditë më parë një tjetër urban i linjës së Unazës përfundoi në lumin Lanë, pas përplasjes me një automjet.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.