Tonali i befasuar: “Nuk e dija se do të zëvendësohesha…”

Milani ka mundur të marrë një trepikësh të artë mbrëmjen e së dielës përballë Veronës, duke ndjekur të njëjtin ritëm me kryesuesit e Napolit dhe Atalantas.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën nëntë të takimit, pas një autogoli të Velosos. Por 10 minuta më pas do të barazonte shifrat për vendasit Gunter.

Me rezultatin 1-1 do të mbyllej pjesa e parë e takimit. Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë pati një ritëm të lartë ndeshjeje nga të dyja skuadrat në fushë, por do të duhej minuta e 82-të e takimit që të shënohej goli i fitores nga ana e kuq e zinjve.

Me anë të një kundërsulmi, Tonali i gjendur vetëm për vetëm me portierin kundërshtar nuk e pati të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Sandro Tonali foli me mikrofonat e Dazn pas golit të tij vendimtar në fitoren e vështirë ndaj Hellas Verona të trajnerit të ri Bocchetti. Fjalët e mesfushori kuqezi.

“Çfarë rëndësie ka kjo fitore? Mendoj se peshon shumë dhe e dimë tashmë nga sezoni i kaluar. Kjo fitore ka një vlerë të rëndësishme, ne donim të dilnim mirë dhe ia arritem.

Jemi të lumtur sepse edhe në ndeshje si kjo qe nuk ishte fort e mire arrijmë të sigurojme fitoren. Nuk e dija se duhej të zevendesohesha pak para golit, jam shumë i lumtur për ne dhe për të gjithë tifozët tanë që na japin gjithmonë një mbeshtetje të mirë.

Në maj kundër Veronës ishte një ndeshje ndryshe sepse ne po luanim për Scudetton, por sot është një fitore që peshon shumë ne ekonomike e renditjes dhe te moralit sigurisht.

Hellas Verona është viktima e preferuar e mesfushorit blu: 3 gola të shënuar ndaj tyre në karrierën e tij, të gjithë me fanellën e kuqezinjve. Djalli arrin në 23 pikë në renditje poshtë Napolit me 26 dhe Atalantës me 24, por duke kaluar Lazion i cili u ndal pasdite pas barazimit 0-0 ndaj Udineses…