Tonali mesfushori më i mirë në botë sipas renditjes së CIES mbi lojtarët U-25

Është një moment i artë për futbollistin e ri italian Sandro Tonali, i lindur në vitin 2000, mesfushor i Milanit dhe Kombëtares. Ai sapo ka rinovuar kontratën me klubin e AC Milan, deri në qershor 2027, me një dyfishim të pagës (do të fitojë 2.5 milionë neto në vit).
Edhe trajneri i kombëtares Roberto Mancini nuk bën dot pa të në fushë. Sipas një renditjeje të hartuar nga CIES, Sandro Tonali është mesfushori më i mirë nën 25 vjeç në botë dhe lidhet gjithcka me ndertimin e lojes dhe manovrave te nje skuadre;
Kjo renditje përdor kritere të bazuara në rolin dhe aftësitë individuale të lojtarëve nga e gjithë bota dhe numri 8 i kuqezinjve rezulton të jetë “krijuesi i lojërave” (te krijosh dhe ndertosh nga mbrapa) më i mirë i momentit me një rezultat 89.3 dhënë nga niveli i performancës, nga marrëdhënia me shokët e skuadrës dhe me kundërshtarët e të njëjtit rol.
Në vendin e dytë është 24-vjeçari i Chelseat, Marcos Cucurella, i cili shpesh shihet si një ndërtues i mundësive edhe si anësor. Në vendin e tretë braziliani Abner i Atletico Paranaense me rezultatin 81.3.
Demetrio Albertini, ish-mesfushori i kuqezinjve, i intervistuar nga Tuttosport, tha për Sandro Tonalin: “Më shqetëson që shpesh gjykojmë një djalë të ri, i cili vjen nga Brescia dhe që garonte për të mos rënë nga kategoria dhe nuk i jepet koha për të demonstruar as me. disa gabime në cilësitë e tij.
Besoj se Sandro është prova që talentet tanë të rinj janë aty dhe se ata mund të luajnë në ekipe të mëdha. Nëse ai më ngjan mua? E thashë disa herë për ta nxjerrë nga ai krahasimi i pakëndshëm me Pirlon qe sipas meje eshtë një lojtar i paarritshëm”.



