Tradhëtia e futbollistit i jep fund romancës Shakira-Piqué

Shakira dhe Gerard Piqué janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas thashethemeve për tradhtinë e këtij të fundit.

Madje mediat spanjolle kanë shkuar më tej, duke shkruar se ndarja ishte e pashmangshme.

Ishte gazetari spanjoll Emilio Perez de Rozas, i cili shkroi në fillim se Shakira dhe Piqué po ndahen, arsyeja: futbollisti është larguar nga familja e tij dhe po jeton në shtëpinë e tij të vjetër.

Sipas gazetarit, arsyeja ishin fotot ku Shakira dhe Piqué shihen bashkë në një makinë afër shtëpisë së tyre në Barcelonë, por më pas futbollisti zbret i vetëm dhe shihet duke i rënë ziles së shtëpisë ku mendohet se ai jeton tani. Veprim i cili nxiti spekulimet se çifti është ndarë.

Fansat e çiftit  nuk kanë reshtur së kërkuari të dhëna në rrjetet sociale për të vërtetuar se mes tyre ka një përçarje. 

Postimi i fundit që Shakira i kushtoi partnerit të saj ishte marsi i këtij viti, me një mesazh plot krenari.

“600 ndeshje! Nuk besoj se kam për të realizuar ndonjëherë 600 koncerte. Arritjet e tua janë të pashembullta”, deklaroi këngëtarja.

Pavarësisht se janë një nga çiftet më të famshëm të showbizit, Shakira dhe Piqué nuk e realizuan kurrë ëndrrën e fansave të tyre për një dasmë madhështore.