Trajneri i Chelsea-t “fton” Leaon në Premier League, por i druhet edhe Giroud!

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, nga salla e shtypit në Stamford Bridge, prezanton ndeshjen kundër Milanit. Për përpjekjen për të fituar në shtëpi pasi jane ende 1 pike: “Ne luajmë me një ekip tjetër, një ekip fenomenal, çdo ndeshje është e ndryshme nga ajo e mëparshme.
Ne duhet të përpiqemi të marrim pikë, është e rëndësishme të fitojmë ndeshjet në shtëpi, por ne luajmë kundër një prej më të mirëve. Duhet të jetë një atmosferë e mirë, në stadium jemi shumë të emocionuar.
A do të mundet Edouard Mendy të kthehet në skuadër? “Mendy ka ditë që stërvitet, do të thirret. Ne kemi nevojë për konkurrencë në çdo rol. Ai kishte dhimbje në krah dhe të tjerët kishin probleme, por të gjithë u stërvitën dhe mund të them se janë mirë edhe nëse nuk janë në më të mirën e tyre”.
Për projektin e Chelsea: “Pronarët janë shumë ambiciozë, ata po përpiqen të rrisin ekipin dhe ta çojnë klubin sa më lart që të jetë e mundur”. Për Kante: “Prioriteti im është ta sjell atë në maksimumin e tij, ne nuk kemi shumë lojtarë si ai në futbollin botëror dhe ky është prioriteti im”.
Për Cristiano Ronaldon te Chelsea: “Mund të pyesësh gjithë ditën për lojtarët e tjerë, por unë nuk po flas për ta. Unë po flas vetëm për lojtarët tanë”. Për alternimin e portierëve: “Nëse shikoni ndeshjet është vërtet një kalendar i çmendur, nuk nxitoj të përcaktoj një portier dhe jo një tjetër”.
Për Koulibaly: “Më bëri përshtypje ai, nga personaliteti i tij. Ai e kupton që duhej të priste pak për të luajtur. Ai stërvit mirë, ai vjen nga një ekip ku kishte shumë besim, por gjërat në Premier League janë ndryshe. Lojtar i pabesueshem”.
Çfarë keni mësuar nga ndeshja e parë e Champions League? “Ka një ndryshim mes të luajturit në shtëpi dhe jashtë, ishte një periudhë paksa e çuditshme, por e kam shijuar. Duhet të luajmë në maksimum përndryshe bëhet e vështirë”.
Çfarë mendoni për Leaon? “Jam vërtet i befasuar pozitivisht nga ajo që ka bërë, ai bën dallimin në sulm me gola dhe asistime, urime, ai është një top lojtar. Pastaj se çfarë do të jetë në të ardhmen nuk e di, por ai është duke luajtur shumë mirë me Milanin. Ai ka aftësitë dhe talentin për të qenë në gjendje të luajë mirë edhe në Premier League”.
Për Milanin dhe Giroud: “Ata kanë një ide se si të sulmojnë dhe të mbrohen, ata luajnë shumë mirë. Giroud e njeh mirë Angline, ai përdor forcën dhe cilësitë e tij. Duam të luajme këtë lojë dhe ne duam të provojmë për të marrë rezultatin më të mirë”.



