Trajneri i Chelsea-t komenton episodin dhe pastaj shton: “Në San Siro nuk luan dot siç do, ishim me fat…”

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka pranuar se ndeshja kundër Milanit mbrëmë ishte e kushtëzuar nga incidenti i diskutueshëm 18 minutat e para.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes në sallën e medias në San Siro, Potter reflektoi mbi fitoren e skuadrës së tij që i vendos ata në krye të grupit dhe pranoi se vendimi i hershëm që shkoi ishte kyç.
“Të kesh një të kuq dhe një penallti në atë moment është një situatë e rëndësishme. Është e qartë se ai incident e kushtëzoi Milanin për sa i përket asaj që ata donin të bënin” tha ai.
“Dhe gjithsesi nuk ishte e lehtë të luash këtu edhe kundër dhjetë lojtarëve, megjithëse mendoj se do të kishim bërë mirë edhe njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë. Arbitri ka marrë një vendim dhe ne vetëm mund ta pranojmë atë”.
“Të vish në San Siro dhe të fitosh nuk është e lehtë, ne falënderojmë lojtarët për këtë. Ata kanë qenë vërtet të mirë. Kishim pak fat sepse ata mbeten me 10, por në përgjithësi performanca ishte e mirë.
Është bukur të mbash portën e pastër dhe të marrësh tre pikët në shtëpi”. Më pas duke folur për episodin shumë të kontestuar të penalltisë me pasojë përjashtimin e Tomorit: “Është e vështirë të gjykosh nga stoli ku isha une.
Duket sikur mbrojtësi vuri dorën te Mount teksa po ecte në portë. Per fat Jorginho mundi të shënonte në penallti. Të luash ne San Siro është e vështirë sepse dëshiron te kontrollosh lojën dhe të mos jesh shumë pasiv, por me atmosferën qe krijohet ne stadiumi, çdo veprim mund të çojë në një gol”.



