Transferimi i bujshëm i Vllaznisë e mbyll me futbollin para kohe, kishte 93 ndeshje me Kombëtaren

Mbrojtësi nga Uganda, Godfrey Walsuimbi, do të prezantohej mes bujës së madhe te Vllaznia në vitin 2019, atëherë kur skuadra drejtohej nga Jonuz.
Ky lojtar vinte me 93 ndeshje të luajtura te Kombëtarja e Ugandës dhe për këtë arsye kishte pritshmëri të mëdha dhe u quajt transferim i bujshëm.
Por në fund do të rezultonte një dështim i madh. Menjëherë pas mbylljes së bashkëpunimit me Vllazninë, lojtari e kishte jo pak të vështirë për të gjetur një tjetër ekip.
Kështu pas dy viteve të kaluara pa gjetur një tjetër skuadër, vetë lojtari 33-vjeçar ka njoftuar mbylljen e karrierës.
Nuk është hera e parë që lojtarë të ardhur nga jashtë me shumë bujë rezultojnë një dështim i vërtetë dhe është një histori që përsëritet vit pas viti.
Zakonisht lojtarë të tillë kanë dhë një rrogë të majme, por nuk e justifikojnë për asnjë moment. Në këtë rast ata që përfitojnë janë menaxherët e tyre që mbushin mirë xhepat.





