Tre klube të mëdha në garë për Brojën, surpriza quhet Jose Mourinho

Armando Broja po merr një vëmendje të madhe në Itali, për shkak të performanca të tij me Çelsin, sidomos në ndeshjen e fundit kundër Brentfordit, ku dhuroj shou.

Siç raporton “Tuttomercatoweb”, përveç Milanit, në skenë për shërbimet e sulmuesit shqiptar është shfaqur sërish edhe Napoli.

Spaleti e kërkonte atë që në verën e shkuar, në rast të largimit të Osimhen, por duket se nigeriani mund të mos qëndrojë edhe një vit më shumë te Napoli, kështu që trajneri italian është rikthyer sërish te pista e shqiptarit.

Emri i fundit që del në skenë për Brojën është ai i Romës. Zhoze Murinjo nuk po kalon një periudhë të mirë me Abraham dhe kështu do të jetë i gatshëm që të afrojë një tjetër lojtar nga Çelsi, i cili e bën mjaftë mirë punën e qendërsulmuesit.

Gjithsesi, për të tre klubet, i vetmi problem është ai i trajnerit Graham Poter, i cili nuk kërkon që ta shesë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Edhe pse pritet që në verën e ardhshme të afrohet në “Stamford Bridge” Kristofer Nkunku dhe për Brojën do të jetë e vështirë për një vend në formacion.Kështu për të mendohet sërish plani për huazim, në mënyrë që Poter ta ketë sërish nën kontroll.