Tre vetë morën përsipër t’i merrnin jetën Lulzim Bashës, del dokumenti i DAT

Hakerët të cilët ndërhynë kibernetikisht në sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e DAT-së i vitit 2017, në të cilin rezulton një lajm shumë delikat.

Duket se pas disa hetimeve, ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një aten-tat ndaj Lulzim Bashës, i cili atëherë drejtonte Partinë Demokratike.

Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të merrnin parasysh ta kryenin këtë punë. Më poshtë gjeni emrat e përmendur në këtë listë:

Një ndër ata që po diskutohen edhe aktualisht, i quajtur Afrim Morina nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ishte i përfshirë në veprimtari të kësaj natyre dhe njihet si një person i cili ishte i gatshëm të bënte gjithçka për para.

Arben Ymeri, nga Prishtina është praktikant i fesë Islame, i cili ka qenë edhe në Siri dhe ka lidhje me elementë të papërshtatshëm që kanë qenë aktivë në Siri.

Ai ka pasë përfunduar në pranga në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe mjete të nxehta.

I dyshuari tjetër, Fatmir Gurgurovci, mendohet se është përfshirë në ngjarjen e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.