Tri opsione për të ardhmen e Ibrahimoviçit pas përfundimit të sezonit

Një rrugë e re e mundshme për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic është shfaqur dhe kjo do të përfshinte largimin nga AC Milan, pretendon një raport.

Siç raportohet nga edicioni i sotëm i Tuttosport, një sugjerim lidhur me të ardhmen e Ibrahimovic po qarkullon në zyrat e Milan dhe përfshin largimin e tij krejtëisht nga jeta aktive e futbollit.

Ka raportime se Ibra pritet të bashkohet met agjencinë e Mino Raiola pas vdekjes së agjentit javën e kaluar, përcjell ORAinfo.

Siç shkruan gazeta me bazë në Torino, nëse 40-vjeçari vendos të tërhiqet në fund të sezonit, ai mund të luajë gjithashtu një rol kryesor brenda ‘One’ – agjencisë që Mino i la trashëgim kushëririt të tij Vincenzo dhe avokatit.

Sigurisht që do të ishte një ndryshim rrënjësor që Ibrahimovic mund ta pranonte në dritën e marrëdhënies shumë të ngushtë me Minon, një mik dhe këshilltar i madh i tij gjatë karrierës së tij.

Alternativa kryesore për Zlatan mbetet të mbajë një rol menaxherial brenda Milanit, gjë që jo vetëm Maldini por edhe Investcorp do ta dëshironte shumë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i sulmuesit suedez. /ORAinfo/