TS | Afron data e RedBird, por Cardinale duhet të prezantohet me një vendim absolut

Themeluesi dhe partneri menaxhues i RedBird Capital Group, Gerry Cardinale, do të diskutojë rinovimin e kontratës së Rafael Leao-s kur të finalizohet marrja në dorëzim te kuotave te mazhorances se Milanit!

Siç është raportuar sot nga Tuttosport, periudha e tranzicionit nga Elliott Management në pronësinë e RedBird Capital Group e bën të vështirë zhvillimin e bisedimeve serioze për kontratë me një lojtar kaq të rëndësishëm.

Leao tregoi kundër Bolonjës me golin e tij dhe një asistim se ai është në qendër të asaj që Milani bën më së miri dhe ai duhet të mbahet në klub nëse është e mundur dhe duhet bere maksimumi ne kete pike duke ndryshuar edhe filozofine…

Cardinale e di se ai ka të ngjarë të duhet të plotësojë kërkesat e lojtarit për pagë, të cilat mendohet të jenë rreth 7 milionë euro. Oferta më e madhe që Milani ka aktualisht është 4.5 milionë euro, kështu që ka punë për të bërë.

Shumë klube të mëdha do të ishin të gatshëm të paguanin shumë para për Leaon, kështu që është një vendim i RedBird. Cardinale bllokoi shitjen e Leao-s sepse e quan pjese e kontigjentit kuqezi dhe vlera me e madhe e ekipit, gje per te cilen pagoi Milanin 1.2 mld euro!

Leao e nisi sezonin jo edhe aq mire, ndoshta edhe i ndikuar nga thirrjet e merkatos dhe interesimi i madh i Chelsea-t, por trajneri doli ne mbrojtje te tij dhe tha se “po stervis nje futbollist jo duke e ditur se do te shitet. Leao do te beje procesin e tij te rritjes”.