TS | Pse Vranckx do të luajë më shumë se Adli dhe Thiaw! Në Milanello garantojnë dy gjëra kryesore

Janë tre lojtarë në skuadrën e Milanit të këtij viti që janë parë shumë pak deri më tani, të tre shumë të rinj, të tre ende me ambjentimin e nevojshem: Yacine Adli, Aster Vranckx dhe Malick Thiaw.

Prania e tyre e pakët në fushë, siç nënvizon sot Tuttosport në një studim të dedikuar, nuk duhet konsideruar si një ngelje ne klase, por vetëm një fazë e një procesi rritjeje që tre lojtarët po përjetojnë në Milanello si të rinj.

Megjithatë, në javët e ardhshme, aktivizimi mund të rritet. Ne fakt, Stefano Pioli ka vepruar gjithmone me pjekuri dhe asnjehere me nxitim per te djegur lojtaret, perjashto aktivizimin e De Ketealere, sepse sipas trajnerit eshte direkt gati dhe sepse do te mesohet me mekanizmat duke luajtur me shoket e rinj pasi konsiderohet titullar!

Kjo eshte eshte edhe diferenca qe tifozet nuk kuptojne. De Ketelaere ka ardhur per titullar, Vranckx, Thiaw dhe Adli per alternativa! Dhe qe alternativat te jene te vlefshme dhe ne mbeshtetje te kauzes kuqezi ne fushe, duhet qe ato te jene gati sipas trajnerit!

I vetmi qe eshte perpara me programin e tij duket Vrancx, qe gjithashtu lidhet me nje fakt thelbesor: huazimi! Ne fakt, belgu duhet te jete ne prove me shume se Thiaw dhe Adli, pasi te dy jane blere plotesisht dhe jane te Milanit.

Vranckx eshte ne huazim me te drejte blerje dhe duhet te konfirmoje veten. Jo vetem kaq, por sipas asaj qe del ne Milanello dhe ne stervitje, belgu eshte shume me perpara me ritem ne krahasim me Thiaw dhe Adli. Mbrojtesi i Schalkes ende eshte larg per te qene titullar pasi nuk ka ritmin e shpejtesise se Tomori dhe Kalulu. Sigurisht mund te kete me shume cilesi se Gabbia, por kujdes: Gabbia ka disa vite aty dhe njeh mekanizmat ne perfeksion (e deshmuan dy ndeshjet ndaj Juventusit dhe Chelsea-t ne San Siro)

Adli ka fantazi, krijimtari, teknike, por nuk di te beje ende dy fazat qe kerkon Pioli! Gjithashtu eshte pak peng i nje takticizmi ne fushe pasi nuk shihet as si fantazist dhe as si sulmues krahu por ne nje mesfushe me 3 ku duhet te mbrosh sic bejne Krunic dhe Pobega, pervec se sulmojne kur ekipi hidhet perpara.