“Turp te te vij Sali Berisha! Je i mbaruar si Lulzim Basha”, Kokalari i del kundër doktorit

Evi Kokalari që i doli në krah Sali Berishës kundër Lulzim Bashës ka reflektuar dhe i ka dalë kundër dhe doktorit për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.
“Turp te te vij Sali Berisha!! Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime (U referohet zgjedhjeve të grupit rinor të Partisë Demokratike).
Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”. Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen.
Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!! Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin.
“Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PDja te hiqej si konservatore. Tashti beni sikur do ti dilni kundër Edi Ramën. Ju jeni te gjithë të mbaruar!!”.
Diskutimet janë të shumta dhe reagimet ndaj saj, Kokalari reagoi sërish: Tashti do lançojnë ndaj meje të gjithë skuthat dhe qëniet më të shemtuara që mban shoqëria Shqiptare.
Bujrum!! Por mos harroni që jam vajzë Kokalarësh dhe asnjë nga ju nuk më trëmb. Këto ditë më është kujtuar shpesh Musine Kokalari, që e vetme qëndronte perpara injorancës komuniste që e përndiqnin dhe pastaj për 45 vjet hëngrën bar”, shkruan ajo.





