Tuttosport | Nga Leao dhe Ziyech te Broja: Chelsea-Milan dhe “trekëndëshi i merkatos”

Nesër mbrëma ka një pritshmeru të madhe për Chelsea-Milan, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat me synimin për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Champions League. Siç raporton Tuttosport mëngjesin e sotëm, ka pasur dhe ndoshta do të ketë ndërthurje të reja në të ardhmen jo vetëm në fushë, por edhe në merkato.
Në veçanti, tani gjithçka rrotullohet rreth tre emrave: Rafael Leao, Hakim Ziyech dhe Armando Broja. Chelsea prej kohësh ka vënë syrin te sulmuesi i ri portugez i Milanit, edhe pse ai nuk ka paraqitur kurrë një ofertë zyrtare.
Megjithatë, interesimi i bluve gjatë verës është konfirmuar edhe nga Paolo Maldini në javët e fundit dhe nuk përjashtohet që anglezët të kthehen në sulm në janar, veçanërisht nëse kuqezinjtë nuk kanë arritur ende një marrëveshje me Leaon.
Djalli dëshiron ta blindojeatë me çdo kusht dhe ka punuar për disa kohë për ta bërë atë të nënshkruajë zgjatjen. Gjatë merkatos së kaluar të verës, emri i Ziyech u lidh për një kohë të gjatë me Milanin: Maldini dhe Massara e pëlqejnë ende shumë lojtarin dhe kush e di se në janar mund të mos ketë një rikthim duke qenë se anësori maroken, madje. pas ndërrimit të trajnerit ai vazhdon të luajë shumë pak.
Javët e fundit është edhe një tjetër lojtar i Chelseat që duket se i ka hyrë në sy të djallit, pikërisht Armando Broja, qendërsulmuesi shqiptar 21-vjeçar, i cili është një nga emrat e sulmit të së ardhmes së Milanit. Vlera e tij eshte 40-45 mln euro aktualisht por sigurisht qe mund te gjendet nje formule tjeter pasi rinovimi deri ne vitin 2027 e blindon.



