U gjet pa jetë në fund të pishinës, trupi i 18-vjeçarit polak sillet në Tiranë për ekspertizë
Kronikë
10 muaj më parë

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit polak i cili u gjet i pajetë në një hotel në Vlorë, do të dërgohet në Tiranë për ekspertizë.
Ambulanca ka mbërritur edhe dy herë të tjera pasi prindërit e 18 vjeçarit kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë.
Ata nuk kanë dashur praninë e kamerave dhe nuk kanë deklaruar asgjë. Pritet përgjigjja e ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
I riu ishte në pishinë duke notuar me prindërit.
Në një moment prindërit kanë dalë jashtë për të pirë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur djalin e tyre në fund të pishinës.



A janë të varfërit më bujarë…
9 muaj më parë


Nipi gjen pa shenja jete dy gjyshërit e tij
9 muaj më parë


Papa Françesku, në prag të dorëheqjes?
9 muaj më parë

Femrat problematike në timon, 2412 gjoba në dy muaj!
9 muaj më parë