“UEFA dhe Chelsea vodhën ndeshjen!” Politikani i njohur del hapur. “Arbitrim skandaloz”

Massimo Orlando, ish-futbollisti, foli pasditen e së mërkurës për të komentuar penalltinë e bujshme të dhënë ndaj Chelseat, me përjashtimin e Tomorit.

Këto janë fjalët e Orlandos: “A ishte penallti? Jo, penalltia dhe përjashtimi thjesht e vranë ndeshjen. Por, eshtë parë që Italia ka vite që ne Europe nuk ka peshe fare dhe ndodhin keto”.

Me i ashper komenti i Matteo Salvinit: “Chelsea vodhi ndeshjen, vjedhje nga UEFA, mund ta themi, arbitrim skandaloz”. Kështu kreu i Ligës Matteo Salvini, një tifoz i njohur i Milanit, ka komentuar humbjen e kuqezinjve në Champions League.

Giampaolo Calvarese, ish-arbitri, u shpreh për Calcio & Finanza për penalltinë e dhënë për ‘faullin’ e Tomorit ndaj Mount: ​​”Penallti? Jo për mua, është një përleshje ku Tomori përpiqet në çdo mënyrë të luftojë për të rikuperuar terren.

Arbitri duhet të vendosë në një periudhë të shkurtër kohore: e ka mbajtur me sa duar? Një apo dy? Për sa kohë? Një apo dy sekonda? A është zgjatur fanella? Përgjigja për mendimin tim, që e pashë ndeshjen në TV, është gjithmonë jo, është një përleshje dhe jo një ndalim i dënueshëm me një penallti, por për Siebertin, po.

Arbitri i ben me shenje Tomorit se e ka terhequr nga fanella por eshte nje gje e pavertete, sepse fanella e Mount eshte njesoj dhe madje fakti qe lojtari nuk ka rene por ka vazhduar do te thote se ska terhequr por thjesht prishje ekuilibri”.